LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinimi kundër COVID-19 nga nesër pa termin të caktuar

Maqedoni, vaksinimi kundër COVID-19 nga nesër pa termin të caktuar

Procesi i vaksinimit në shtet po zhvillohet pa pengesa. Përveç spitaleve publike dhe pikat vaksinale në shtet, vaksinimi realizohet edhe në shtëpitë e pleqve.

Nga nesër vaksinimi do të jetë pa termin të caktuar dhe po ashtu do të lejohet vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri 16 vjet.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se gjatë 24 orëve ishin vaksinuar 9.213 qytetarë, ndërsa prej tyre 7.751 kanë marrë dozën e parë. Deri tani në Maqedoni janë aplikuar 662.372 vaksina, ndërsa 245.231 qytetarë janë rivaksinuar.


Gjatë ditës së djeshme u regjistruan edhe 13 raste të reja me coronavirus nga 3.404 testime, ndërsa shtatë prej rasteve të reja ishin nga Tetova dhe gjashtë në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja me pandeminë është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa shtesë. Sipas tij, fokusi duhet të jetë vaksinimi dhe jo jeta me kufizime.

Sipas paralajmërimeve të MSH-së, nga nesër fillon vaksinimi në terren përmes pikave mobile, përkatësisht secili që do të dëshirojë të vaksinohet do të mund ta bëjë pa termin të caktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori