LAJMI I FUNDIT:

Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së presidentit

Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së presidentit

Haiti kërkoi trupa të huaja për të mbrojtur infrastrukturën e vendit, pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise.

Qeveria e dërgoi kërkesën te Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, por SHBA-ja tha se nuk e ka në plan të ofrojë ndihmë ushtarake “në këtë kohë”.

Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin të mërkurën.


Pamjet e aksionit të vrasjes së presidentit të Haitit - dyshohet se këtë e organizoi DEA
Lexo po ashtu Pamjet e aksionit të vrasjes së presidentit të Haitit - dyshohet se këtë e organizoi DEA

Pas një beteje me armë në kryeqytetin Port-au-Princ, 17 prej tyre u arrestuan.

Tre të dyshuar u vranë nga policia dhe tetë të tjerë ende po kërkohen.

Megjithëse SHBA-ja nuk do të ofrojë trupa, ajo tha se do të dërgojë zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Haiti, për të ndihmuar në hetimin e vrasjes.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të duhet të miratojë çdo plan për dërgimin e trupave ndërkombëtare nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Vrasja shkaktoi trazira civile në Haiti – vendin më të varfër në dy Amerika, raporton evropaelire.

Atje është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, por nuk është e qartë se kush është përgjegjës efektiv i Qeverisë së vendit.

Pamjet kur u arrestuan të përgjakur personat që dyshohen se vranë presidentin e Haitit
Lexo po ashtu Pamjet kur u arrestuan të përgjakur personat që dyshohen se vranë presidentin e Haitit

Po ashtu është e paqartë se cili është motivi i vrasjes së presidentit Moise.

Moise, 53 vjeç, ka qenë në pushtet qysh në shkurt të vitit 2017, kur paraardhësi i tij, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqje.

Moise është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.

Policia tha se “skuadra vrasëse” përfshiu shumë shtetas të Kolumbisë.