LAJMI I FUNDIT:

Biden, Putinit: SHBA-ja do të marrë masa, pas sulmit të fundit kibernetik

Biden, Putinit: SHBA-ja do të marrë masa, pas sulmit të fundit kibernetik

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin “të marrë masa” kundër grupeve që kryejnë krime kibernetike nga Rusia, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera, janë shtuar dukshëm në vitin e fundit, dhe kanë përfshirë sulme të profilit të lartë.

Si pasojë e sulmeve të tilla, një gazsjellës i madh ka ndalur punën për disa ditë në lindje të SHBA-së.


Biden i ka thënë të premten Putinit se SHBA-ja do të marrë “të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur amerikanët dhe infrastrukturën kritike të kërcënuar nga sulmet kibernetike, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Thirrja telefonike, që Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka zgjatur rreth një orë, ka ndodhur disa ditë pasi Kaseya, kompani teknologjike me bazë në Florida, ka qenë cak i një sulmi kibernetik që ka ndikuar në punën e qindra bizneseve amerikane dhe mbi 1,500 bizneseve tjera në nivel global.

Informacioni për shkallën e sulmit, që sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike është më i madhi në histori, mbetet i pakompletuar.

Grupi për krime kibernetike me bazë në Rusi, REvil ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe ka kërkuar monedha digjitale në vlerë të 70 milionë dollarëve për të mundësuar qasjen në softuerin e kompanisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka “informacione se Qeveria ruse ka dhënë urdhër për sulme të tilla”, mirëpo Kremlini ka “përgjegjësi për të marrë masa”.

Biseda në mes të dy liderëve ka ardhur më pak se një muaj pasi dy liderët kanë realizuar takimin e parë ballë për ballë në Gjenevë.

Në të, Biden ka paralajmëruar Putinin kundër sulmeve kibernetike në bizneset amerikane si dhe për infrastrukturën që buron nga Rusia. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori