Ndonjëherë edhe sasi të vogla të alkoolit mund të ndikojnë në aftësinë tonë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt
Kur alkooli hyn në qarkullimin e gjakut, ai kalon përmes mëlçisë e cila e zbërthen atë. Enzima alkool dehidrogjenaza është përgjegjëse për ndarjen, sasia e së cilës që është e pranishme në mëlçi varet nga frekuenca e marrjes së ushqimit, transmeton Telegrafi.
Pra, jo vetëm që i ndiejmë efektet e tij shumë shpejt duke e konsumuar në stomak bosh, por alkooli qëndron në gjak më gjatë dhe ka një efekt më të fortë në tru, thotë Dr. George Koob, drejtor i Institutit Kombëtar të Abuzimit të Alkoolit dhe Alkoolizmit.
Detyra kryesore e mëlçisë suaj është të filtrojë gjakun që rrjedh nga sistemi juaj i tretjes në pjesën tjetër të trupit.
Në procesin e zbërthimit së alkoolit që konsumoni, mëlçia has toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit mund ta bëjë mëlçinë të yndyrshme dhe mund të krijohen vraga, të cilat më pas kufizojnë rrjedhën e gjakut.
Kjo mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të mëlçisë, gjë që mund të dëmtojë funksionimin e saj.
Sa alkool do të qëndrojë në trupin tuaj varet nga gjatësia, pesha dhe mosha juaj.
“Shumica e njerëzve mund të zbërthejnë gjysmën e pijeve, ose 30 mililitra në një orë. Koha mesatare që i duhet mëlçisë për të zbërthyer një gotë prej 250 mililitra verë është tre orë. Do të duhen dy orë për gjysmë litre birrë”, tregon Koob.
Sipas Qendrave të Trajtimit të Varësisë në SHBA, alkooli mund të zbulohet në gjak deri në gjashtë orë më vonë, rreth 12 deri në 24 orë me frymëmarrje, në urinë e pështymë dhe deri në 90 ditë në flokë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur