LAJMI I FUNDIT:

Bjorn Kuipers, do ta drejtojë ndeshjen finale Itali-Angli në Euro 2020

Bjorn Kuipers, do ta drejtojë ndeshjen finale Itali-Angli në Euro 2020

UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në finalen Itali – Angli në Euro 2020.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje të madhe  do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.


Për 48 vjeçarin do të jetë ndeshja e katërt që do të gjykojë në këtë Kampionat Evropian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës.

Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s si gjyqtar kryesor.

Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë spanjolli  Carlos Del Cerro Grande

Në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert, që do t’i ketë edhe tre asistentë të tjerë si Pol van Boekel, Christian Gittelmann dhe Marco Fritz.

Finalja do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin Wembley të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori