Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) numri i pacientëve të shtrirë që janë të infektuar me COVID-19 vazhdon të jetë i ulët.
Aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar 11 persona, prej tyre 5 janë me oksigjenoterapi. Për të vazhduar kjo gjendje e qetë epideomologjike në Kosovë infektologët po bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer.
Vishaj bëri të ditur edhe se në mjekim intensiv nuk është i shtrirë asnjë person i infektuar me koronavirus.
Por edhe përkundër që kjo klinikë është destinuar vetëm për trajtimin e pacientëve me koronavirus, në raste specifike kanë trajtuar edhe pacientë të tjerë. Me këtë rasti Vishaj tregoi se kanë pranuar dy fëmijë me variqel të cilët janë të shtrirë në repart të veçantë në Klinikën Infektive.
“Për momentin në Klinikën Infektive i kemi gjithsej 11 pacientë, prej tyre 5 janë me oksigjenoterapi nuk kemi pacientë të trajtuar me mjekim intensive[…]Klinika Infektive me vendim të Komitetit për parandalim dhe kontroll të COVID-it është duke i trajtuar vetëm pacientët me COVID, por në rastet shumë specifike kur kërkohet një ndihmë e jona i kemi pranuar disa raste, për shembull i kemi pranuar dy fëmijë me varicela me qëllim që mos të përhapet infeksioni i varicelës nëpër klinikat e Pediatrisë“, tha ai.
Infektologu, Vishaj tha se të gjitha vaksinat që po distribuohen në Kosovë janë të sigurta qoftë AstraZeneca apo Pfizer.
“Vaksinat që i posedon Kosova janë vaksinat të aprovuara nga institucionet më prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare me kualitet të lartë dhe mos të hezitojnë që ta marrin sa më parë që të jetë e mundshme[…]Sa më shumë që të vaksinohemi, sa më shumë që të marrim të gjitha llojet e vaksinave Johnes&Johnes a është AstraZeneca apo Pfizer apo Moderne të gjitha janë të aprovuara nga EMA DWD dhe të gjitha vaksinat që janë në dispozicion në vendin tonë janë të sigurta”, theksoi Vishaj.
Në muajin shkurt Kosova kishte një shifër të lartë të të infektuarve me COVID-19 Ministria e Shëndetësisë kishte aprovuar një manual për trajtimin e pacientëve me plazmën konvalescente. Por që tani sipas u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive ky lloj trajtimi nuk po aplikohet më, por që si profesionistë shëndetësor tha se janë duke e bërë përpunimin e të dhënave mbi efikasitetin e plazmës.
“Ne në këtë kohën e fundit nuk jemi duke përdorur sepse nuk kemi pasur nevojë, e kemi përdorur plazmë konvalescente në fazën e mëhershme të sëmundjes tek një grupi i pacientëve që kanë pasur formë të rëndë dhe kritike dhe jemi në përpunimin e të dhënave mbi efikasitetin e plazmës konvaleshentë”, deklaroi ai.
Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë, në 24 orët e fundit pozitiv me koronavirus është regjistruar 1 person, dhe një person e ka humbur betejën me COVID-19.
Kosova nisi vaksinimin kundër koronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A