Komisioni Sportiv i Nevadës nuk do t’i ndëshkojë aplikuesit e sporteve luftarake për marihuana
Komisioni Sportiv i Nevadës (NSAC)nuk do t’i dënojë aplikuesit e sporteve luftarake që dalin pozitiv në marihuana. Kështu ka njoftuar kjo organizatë ditën e mërkurë.
Në janar të këtij viti, UFC njoftoi se nuk do të penalizohen ata që dalin pozitiv për marihuana dhe tash të njëjtën do ta zbatojë edhe Komisioni i Nevadës.
“Çështja lidhur me marihuanën është se neve na intereson se çfarë ka konsumuar sportisti ditën e meçit dhe jo disa ditë apo javë para duelit, gjë që ka ndodhur shpesh”, kishte deklaruar Jeff Novitzky, zëvendëspresidenti i UFC-së për shëndet sportiv.
Ai kishte theksuar se nuk kishte lidhje specifike shkencore të përdorimit të marihuanës me çrregullimet në kuadër të garave sportive luftarake.
View this post on Instagram
Në vitin 2015, NSAC e kishte suspenduar yllin e UFC-së, Nick Diaz, për pesë vite, pasi që kishte rezultuar pozitiv për metabolitët e marihuanës. Ndërsa një vit më vonë ia kishte zvogëlua pezullimin në 18 muaj.
Dhe të mërkurën, Komisioni Sportiv i Nevadës ka votuar që të mos marrë masa disiplinore ndaj sportistëve për kanabis. Vendimi i ri është aktiv nga dita e sotme (7 korrik 2021), ndërsa nuk është retroaktiv ndaj çështjeve që ende nuk janë gjykuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251