LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump padit Twitter, Google dhe Facebook

Donald Trump padit Twitter, Google dhe Facebook

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar planet për të paditur gjigantët e teknologjisë Google, Twitter dhe Facebook, duke pretenduar se është viktimë e censurës.

Procesi gjyqësor i klasave synon gjithashtu CEO të tre kompanive, raporton bbc.

Trump iu pezulluan llogaritë e rrjeteve sociale në muajin janar për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike pas trazirave të Capitol Hill, të udhëhequr nga mbështetësit e tij, transmeton Telegrafi.


Të mërkurën, Trumpi e quajti gjyqin “një zhvillim shumë të bukur për lirinë tonë të fjalës”.

Në një konferencë shtypi nga vendpushimi i golfit në Bedminster, New Jersey, Trump sulmoi kompanitë e mediave sociale dhe demokratët, të cilët i akuzoi për shpërndarje të dezinformatave.

Ai shtoi nëse kompanitë e teknologjisë mund të ndalojnë një president, “ata mund t’ia bëjnë këdo”.

Asnjë nga kompanitë e teknologjisë të përmendura ende nuk i është përgjigjur padisë, e cila iu paraqit një gjykate federale në Florida. /Telegrafi/