Për shkak se nuk pati kuorum për vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të marr vendim në lidhje me propozimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për votim kundër raportit vjetor të punës së Radiotelevizionit të Kosovës.
“Për shkak që nuk ka kuorum për vendimmarrje, vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës”, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Në lidhje me këtë raporti, deputeti Hajdar Beqa i PDK-së tha se po kërkohet nga Komisioni që të votohet kundër, vetëm me qëllimin që të shkarkohet Bordi i RTK-së
“Unë konsideroj se pika për të cilën po folët, dëshiroj të jetë e sinqertë, por mendoj që është më shumë te pika 10 për shkarkimin e Bordit. Krejt qëllimi është që të bëhet shkarkimi në mënyrë që të bëhet emërimi i disa personave të afërt me pushtetin”, tha Hajdar Beqa i PDK-së.
Të njëjtin mendim me Beqën, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e dha edhe Time Kadrijaj.
“Vet fakti që pika e nëntë e rendit të ditës e kemi shkarkimin e këtij bordi të RTK-së jep të kuptoj që këtu po kemi politizim dhe deklarimi rreth raportit është të arsyetojë shkarkimin që ju keni vendosur ta bëni pak më vonë. Ky shkarkim i bordeve dhe ngarkim siç keni deklaruar ju se kemi me bë depolitizimin e bordeve faktikisht në emër të ç‘kapjes së shtetit ju po e kapni shtetin”, tha jo.
Gjatë shqyrtimit të raportit, Doarsa Kica Xhelili kryetare e Komisionit për Administratë Publike, vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet ligjore, dhe kështu ka rekomanduar që mos të miratohet nga kuvendi.
“Mendoj se duhet të bëjmë një pyetje thelbësore, çfarë duhet të presim ne nga ky raport? Çka duhet të presim nga ky transmetues publik në raportim? Kompetencë, strategji, vizion, reforma, apo aktivitet. Po ashtu adresim për mos shtrirje territoriale të sinjalit. Tutje, e kemi edhe çështjen Raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovë, pasi që nga viti në vit po i përsërit dilemat e njëjta lidhur me këtë transportues publik. Pra, a kemi nga këto diçka nga në raport, asgjë”, tha ajo.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja theksoi se ky komision është kundër këtij raporti, pasi sipas tij ka shpërputhje midis raportit të shpenzimeve dhe projeksionit buxhetor.
“E dyta, është sa i përket shpenzimeve, zakonisht para alokimit të buxhetit, RTK-ja dërgon një projeksion financiar mbi bazën e projeksionit financiar, Kuvendi i Kosovës i bën alokimin e mjeteve. Gjatë raportimit vjetor ka një shpërputhje midis raportit të shpenzimeve dhe projeksionit fillestar dhe nuk ka asnjë evidencë që është informuar Kuvendi për këtë punë. Në bazë të Ligjit, bordi i RTK-së e ka për obligim mos të lejojë tejkalimin e shpenzimeve. Ndërsa, edhe në vitin 2020 ekziston një tendencë e çuditshme e tejkalimit të shpenzimeve pa pasur autorizim”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para