Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK-së se marrëveshja e Washingtonit ka thyer izolimin e Kosovës në fushën ndërkombëtare.
Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ia ka përkujtuar ish-kryeministrit Hoti se me dokumentin e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ishte zotuar se nuk do të ketë lobim për njohje dhe as anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e cila është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
“Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jugosllavi, ministrin e Informatave të Millosheviqit ta mirëpresë pa ia shtruar paraprakisht qilimin e kuq pikërisht dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm. Pra, ky ishte efekti i menjëhershëm i atij nënshkrimi para se të ndodhë”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për fizibilitetin e Ujmanit, që ka dalë nga marrëveshja e 4 shtatorit, duke thënë se do t’i përdorin të gjitha argumentet për këtë pasuri natyrore të Kosovës, ndërkohë që i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit se marrëveshja e Washingtonit ka thyer izolimin e Kosovës në fushën ndërkombëtare.
“Liqeni i Ujmanit është liqen artificial, liqen nga Kosova, i Kosovës. Ne do t’i përdorim të gjitha argumentet në këtë studim të fizibilitetit të publikuar së fundmi, por jo vetëm. Edhe në studimet e tjera për ta mbrojtur këtë pasuri të Kosovës nga çfarë do pretendimi. Pra, qëndrimi ynë është i qartë, sa më shumë argumente që të gjejmë aq më mirë do të jetë dhe sa më pak sulme që do të ketë për këtë pasuri të Kosovës, sigurisht që aq më mirë do të jetë”.
“Marrëveshja e Washingtonit thuhet se na e paska thyer izolimin ndërkombëtar, a vetë në atë tekst kërkohet në pikën e parafundit se do të kemi moratorium 1-vjeçar për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Në fakt është nënshkrim i një qëndrimi antikushtetues. Unë nuk besoj që duhet të kemi liderë institucionalë që do të lavdërohen me shkelje të Kushtetutës me paramendim”, tha Kurti./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos