LAJMI I FUNDIT:

Ceka nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan: Shqiptarët kanë nevojë për Washingtonin dhe ne jemi këtu për të ndihmuar

Udhëheqësi i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka në një intervistë speciale ka folur për rëndësinë  e këtij Kongresi, për riaktivizimin e tij qëllimin e tyre,  pritjet që mund t’i ketë Kosova nga administrata e presidentit Joe Biden, investimet në ekonominë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet me liderët e pozitës dhe opozitës në Kosovë.

Ceka intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu tha se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe hapjes së Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikën, lobuesit e çështjes kombëtare në SHBA, kishin menduar se kontributi i tyre në lobim kishte përfunduar.

Kështu u shpreh, përfaqësuesi i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka, i cili tha se mungesa e një organizate që do të merrej me politikën në të mirë të kombit shqiptar i bëri ata të organizohen, në mesin e rreth 60 organizatave të tjera që veprojnë në SHBA.


“Ju e dini se kohëve të fundit ka pasur një hendek, ose një zbrazëti të politikës shqiptare në Washington. Ne kemi atje mjaft organizata të tjera diku gati 65 organizata, mirëpo ka munguar një organizatë që do të alokonte politikën në Washington dhe faktikisht që do të merrej me politikën për të mirën e kombit tonë. Kjo është për çka është formuar ky kongres”, u shpreh Ceka për Telegrafin.

Bruno Ceka në një intervistë në “Përballje”, Telegrafi.com

Ceka u shpreh se kanë qenë pesë etapa që kanë lobuar për të mirën e kombit shqiptarë, dhe me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e hapjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA, kanë menduar se etapat e tilla kanë përfunduar.

“Kemi menduar se më nuk ka nevojë për këto organizime, mirëpo ishim mjaft gabim, pasi që Serbia është aktivizuar shumë, kur them shumë, pra në masë të madhe, që të na kundërshtojë me punën që ne e bëjmë”, u shpreh ai.

Sipas tij, “aty është parë një zbrazëti dhe nevojë, për organizimin e Kongresit”.

“Dua të theksoj, me kuptimin e plotë të fjalës që Kongresi Pan-shqiptar amerikan, assesi nuk është formuar që të dëmtojë Ligën shqiptare, Vatrën, apo 55 apo 56 organizata që janë dhe veprojnë atje. Ne jemi për bashkëpunim me të gjithë, unë kam biseduar me zotëri DioGuardi, i kam treguar se me se merremi dhe i kam ofruar që ai të bashkëpunoj me ne. Ai me kontributin e vet që e ka dhënë, nuk mund ta mohoj, një respekt të pamohueshëm për të”, tha Ceka gjatë intervistës për Telegrafin.

Ceka theksoi se i kanë të gjitha qëllimet e përbashkëta me organizatat tjera.

Ceka së bashku më një delegacion nga kjo organizatë kanë vizuar Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i këtyre vizitave sipas tij në Kosovë por edhe në rajon, siç tha ai ka qenë që të koordinohen me lidershipin kosovar dhe me shqiptarët në rajon.

“Kudo që ka shqiptarë, ne kemi ardhur tua shtrijmë dorën. Ne nuk jemi këtu, jemi në Washington, le të urdhërojnë të tregojnë se çfarë ju duhet, një bashkëpunim total”, tha ai.

Sa i përket takimeve në Kosovë, ai theksoi se janë ndarë shumë të kënaqur.

“Edhe më pozitën edhe me opozitën jemi ndarë të kënaqur. Të gjithë janë njëzëri, edhe pse janë opozitë e pozitë, kur vjen çështja e sigurisë dhe Kosovës, të gjithë ishin të njëjtit mendim që duhet të koordinohemi”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori