LAJMI I FUNDIT:

UEFA fton Eriksenin, gruan e tij dhe gjashtë mjekët që ia shpëtuan jetën në finalen e Euro 2020

UEFA fton Eriksenin, gruan e tij dhe gjashtë mjekët që ia shpëtuan jetën në finalen e Euro 2020

UEFA i ka ftuar për ndeshjen finale në Wembley, mesfushorin danez Christian Eriksen dhe stafin mjekësor që e ndihmuan në shpëtimin e jetës së tij, pas një arresti kardiak që kishte në fushë .

UEFA ka treguar se Eriksen, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë ftuar në finale, por nuk ka ende asnjë konfirmim që ai do të merrte pjesë.


Një nga mjekët, Peder Ersgaard, ka thënë se është i nderuar që mori një ftesë VIP nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte një punë e një njeriu”.

“Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Kjo do të ishte vërtet e madhe. Thjesht imagjinoni nëse ata bëhen kampionë të Evropës”, ka thënë Ersgaard  për revistës Fagbladet FOA.

Eriksen u rrëzua në fushën në “Parken Stadium” në pjesën e parë kundër Finlandës. Futbollisti danez ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa në spital iu vendos një defibrillator.

Tani është duke e vazhduar rikuperim në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori