LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me insulinë

Nga nesër qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me insulinë

Nga nesër qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me insulinë në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të kryeqytetit.

Në njoftimin  e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, qytetarët do të mund të furnizohen nga ora 11:00.


“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftoj se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje në njoftim sqarohet se “kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës tash e disa muaj janë përballur me mungesën e insulinave, ku për këtë janë detyruar të shkojnë jashtë vendi për tu furnizuar me to. Kurse nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se marrëveshja për insulina është në fazën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori