LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e insulinës në Kosovë, Vitia thotë se ato do të sigurohen shumë shpejt

Mungesa e insulinës në Kosovë, Vitia thotë se ato do të sigurohen shumë shpejt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të kenë insulina në Qendrat e Mjekësisë Familjare, pasi siç tha ai janë në përfundim të marrëveshjes për t’i siguruar ato.

Vitia u shpreh se “Për shkak të ankesave në OSHP, Ministria e Shëndetësisë deri në mesin e majit e ka pasur ligjërisht të pamundur dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të iniciohet asnjë procedurë tjetër për insulina derisa të përfundojë kjo çështje”.


“Në momentin e parë, kur lënda është kthyer në rivlerësim, i gjithë kabineti dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke u marrë vazhdimisht që në mënyrë aktive të sigurohen sa më shpejt insulinat. Jemi në fazat e fundit të kontakteve të përfundimit të një marrëveshjeje me Bankën Botërore dhe UNOPS-in dhe jam shumë i sigurt që qytetarët shumë shpejt do t’i kenë insulinat nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare”, tha ai për KP.

Tash e tre muaj është raportuar se ka mungesë të insulinës në Kosovë.

Mungesa e insulinës në Kosovë detyron pacientët të kërkojnë zgjidhje jashtë shtetit
Lexo po ashtu Mungesa e insulinës në Kosovë detyron pacientët të kërkojnë zgjidhje jashtë shtetit

Madje, raportime ka pasur edhe se qytetarët e Kosovës po furnizohen me to jashtë vendit.

Rreth një javë më parë, udhëheqësi i barnatores së qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Fatos Aliu tha se vetëm në kryeqytet janë mbi 2500 pacientë përdorues të llojeve të insulinës që tash për tash mungojnë.

“Bëhet fjalë për insulinën analoge me veprim të mesëm është tash muaji i dytë që nuk kemi furnizim dhe me insulinën analoge me veprim të shpejtë është muaji i tretë që nuk jemi furnizuar. Kërkesa është e madhe nga pacientët mirëpo për momentin nuk kemi furnizim nga ministria e Shëndetësisë”, thotë  Aliu. /Telegrafi/