LAJMI I FUNDIT:

Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore

Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore

Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Azzurët kanë bërë një kampionat fantastik me të gjitha fitore deri më tani dhe me meritë llogaritën si favorit për ta fituar këtë turne madhor.


Por në gjysmëfinale ata do të përballen me Spanjën, e cila në vitin 2012 i kishte mposhtur pikërisht në një finale evropiani.

“Spanja është kampione Evrope. Si kolektiv, kanë një mesfushë të jashtëzakonshme. Ka pasur kampionë të mëdhenj, edhe tani atje luajnë lojtarë të mëdhenj. Shpresojmë të bëjmë si ata dhe ndoshta më mirë”, tha Barella.

Tutje mesfushori i Interit ka lavdëruar dy bashkëkombësit e tij Jorginhon dhe Verrattin duke thënë se nuk ka si ta.

“Është diçka e bukur. Bëjmë një punë të rëndësishme për skuadrën, epiqendra është i gjithi grupi, forca e një synimi të përbashkët. Është ajo që do të përpiqemi të çojmë përpara deri në fundin e garës dhe ndër vite. Mesfusha është reparti ku kalon loja, Jorginho dhe Verratti janë dy fenomen dhe përpiqen të bëjnë skuadrën të xhirojë”.

“Unë mundohem të mendoj për inkursionet. Jemi të gjithë titullarë, nuk jam unë titullari ose Locattelli vetëm alternativa. Janë edhe Pessina, Kastrovili, ndërsa dikush ka qëndruar në shtëpi për lëndime apo zgjedhje”.

“Të flitet vetëm për ne të tre do të ishte mungesë respekti, por së bashku me atë të Interit është njëra nga mesfushat më të forta ku kam luajtur. Megjithatë, jam alternuar mirë. Këtu ekziston respekt mes të gjithëve, por brenda nesh duam të krijojmë rivalitet që na shtyjnë të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, vazhdoi tutje Barrella.

24-vjeçari ka thënë se është një ndeshje e vështirë, por trajneri Mancini ka instaluar një mentalitet ku në secilën ndeshje futen për fitore.

“Siç kam thënë që nga momenti që ndodhem këtu në Kombëtare, trajneri na ka dhënë një mentalitet fitues. Luajmë gjithmonë për të fituar, mua më ka ecur gjithmonë mirë, por trajneri ka kryer një punë të madhe”.

“Mentaliteti i tij na ka dhënë shumë, i luajmë të gjitha ndeshjet për të fituar, gjithmonë, deri në fund. Tani përpara kemi Spanjën. Është një ndeshje e vështirë, jemi dy skuadra të ngjashme që duam të kemi kontrollin e lojës, do të përpiqemi ta mbajmë ne dhe t’i nxjerrim jashtë kohe. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur, do ta shijojmë në një stadium të madh që krijon një ambient fantastik”, u shpreh mesfushori italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori