LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e deklaruar në AKK

Pasuria e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e deklaruar në AKK

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë vitit 2020 ka blerë një motor ‘Vespa Primavera’ në vlerë 3,700 euro nga kursimet e tij.

Lumezi si pasuri të luajtshme personale ka deklaruar edhe 5 piktura në vlerë 15,000 euro.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe një veturë ‘Opel Corsa’ në vlerë 6,000 euro të bashkëshortes së tij, një veturë ‘Mini Coper’ të fëmijëve.


Si pasuri të paluajtshme ai ka dy banesa dhe një shtëpi në emër të tij në vlerë 420,000 euro.

Lumezi ka edhe para të gatshme të ruajtura në bankat e Kosovës. Sipas deklarimit, ai ka 99,612 euro para personale, 13,263 euro të bashkëshortes dhe 39, 296 euro të fëmijëve.

Lumezi përveç kryeprokurorit është anëtar edhe në disa borde, si në atë të Akademisë Policore të Kosovës, Akademi të Drejtësisë dhe Ministri të Financave.

Nga të gjitha këto funksione ai ka të hyra vjetore prej  38,864 euro. Ndërsa, merr qira në vlerë 6,936 euro.

Gjatë vitit 2020 ai ka tërhequr edhe 4,094 euro 10% të Trust-it.

Gruaja e tij e cila punon në Universitetin e Prishtinës ka të hyra vjetore 18,201 euro dhe nga ‘Kolegji AAB’ ajo merrë 1,345 euro.

Po ashtu edhe ajo ka tërhequr 10% të Trustit Pensional në vlerë 3,028 euro.

Lumezi ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve që janë 19,206 euro.

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori