LAJMI I FUNDIT:

Goli fantazmë i Ukrainës në Euro 2012 ndaj Anglisë ndryshoi përgjithmonë futbollin

Goli fantazmë i Ukrainës në Euro 2012 ndaj Anglisë ndryshoi përgjithmonë futbollin

Anglia përballet me Ukrainën sot (e shtunë) në mbrëmje dhe hera e fundit që këto dy kombëtare luajtën në një turne të madh, ndodhi një ndryshim i madh në rregullat e futbollit.

Të dy kombëtaret takohen në kuadër të çerekfinales në Romë këtë herë, por nëntë vjet më parë ata luajtën me njëri-tjetrin në Ukrainë në Euro 2012 në fazat e grupeve.

Anglia fitoi ndeshjen 1-0, falë një goli me kokë të Wayne Rooney, një fitore që konfirmoi se ata përfunduan në majën e grupit, por ishte gati të mbyllej me barazim.


Marko Devic mendoi se ai do të shënonte në pjesën e dytë kur goditja e tij dukej e sigurt se kishte kapërcyer vijën e fundit të portës, me John Terryn duke bërë një përpjekje të dështuar për ta larguar atë para se të hynte në ‘gol’.

Fatkeqësisht për bashkë-nikoqirët e turneut, as gjyqtari dhe as gjyqtari i vijës së portës nuk e panë topin duke kaluar vijën dhe kështu ‘Tre Luanët’ e ruajtën epërsinë dhe morën fitoren.

Sigurisht që loja ishte disa vjet para teknologjisë VAR ose teknologjisë së vijës së portës dhe kështu pa marrë parasysh se sa protestuan lojtarët e Ukrainës, nuk kishte asnjë mënyrë që ata të merrnin golin.

Momenti kur Terry e largoi topin nga brenda portës

Kishte një trazirë të tillë mbi polemikat saqë edhe presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter e përdori atë për të bërë thirrje për futjen e teknologjisë së teknologjisë së linjën së portës.

Duke dalë në mediat sociale në atë kohë, ish-kreu i futbollit botëror shkroi në Tëitter në lidhje me domosdoshmërinë e teknologjisë.

“Pas ndeshjes së mbrëmshme ‘goal line technology’ nuk është më një alternativë por një domosdoshmëri”, kishte shkruar Blatter.

Postimi i Blatter në Twitter

Blatter gjithashtu kishte komentuar dy vjet më vonë për incidentin, kur mungesa e teknologjisë i kishte kushtuar Anglisë gjatë ndeshjes së tyre të Kupës së Botës në raundin e dytë me Gjermaninë.

Gjuajtja e Frank Lampardit kaloi vijën e portës së Manuel Neuer, por gjyqtarët nuk arritën ta dallonin atë dhe vazhduan lojën pa pranuar golin.

Blatter ndoqi atë incident dhe më vonë gjatë ditës kur Argjentina mundi Meksikën tha: “Është e qartë që pas përvojave të deritanishme në këtë Kupë Botërore do të ishte një marrëzi të mos rihapësh dosjen për teknologjinë e vijës së portës”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori