Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka gjetur se gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti II, në shumë raste nuk është respektuar Kushtetuta, ligji dhe procedura në procesin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë publik.
Një gjë e tillë u tha në konferencën për media të IKD-së që po mbahet sot, gjatë së cilës po prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike (Analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës)”.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se mosrespektimi i Kushtetutës, ligjit dhe procedurave në procesin e lartpërmendur e zbeh qëllimin e mirë të proklamuar në Plan Program, sikurse cenon besimin për qeverisje të bazuar në ligj dhe procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, sipas kësaj analize, ndër pikat e dobëta të Qeverisë Kurti II mbetet mungesa e planifikimit dhe caktimit të prioriteteve në pajtim me agjendën evropiane dhe procesin e integrimit evropian.
“Agjenda legjislative e cila ka përcaktuar miratimin e 191 ligjeve brenda vitit 2021 është një plan ambicioz i cili në praktikë është e pamundur të realizohet. Kur kanë kaluar gjashtë muaj të vitit 2021, nga 191 ligje të parapara për miratim gjatë vitit 2021 deri më tani në Kuvend është miratuar vetëm një ligj, ndërkaq një ka kaluar në shqyrtim të parë.”, thuhet në këtë analizë.
Ndryshe, tutje hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala ka thënë se edhe qeveria e tanishme, Qeveria Kurti II, edhe përkundër zotimeve për qeverisje me “duar të pastërta”, është përbërë nga njerëz të cilët kanë probleme ose kanë pasur probleme me ligjin.
Një gjë të tillë Shala e tha në konferencën për media të IKD-së që po mbahet sot, gjatë së cilës po prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike (Analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës)”.
Sipas analizës së IKD-së, para ardhjes në qeveri, njëra prej kritikave të partisë tanimë në pushtet ishte qeverisja me njerëz, të cilët kanë probleme me ligjin, duke vlerësuar se është ndërtuar standard i qeverisjes përmes njerëzve të akuzuar për korrupsion.
Megjithatë, sipas IKD-së, përkundër zotimeve për qeverisje të pastër, edhe Qeveria Kurti është përbërë nga njerëz, të cilët kanë probleme ose kanë pasur probleme me ligjin.“Liburn Aliu, është ministri i Qeverisë Kurti, i cili këto 100 ditë ka qeverisur duke pasur aktakuzë aktive për korrupsion.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, e cila aktakuzë është hudhur nga Gjykata e shkallës së parë më 14 qershor 2021.
Përkundër faktit se ministri Aliu ka pasur një aktakuzë aktive, ai nuk ka dhënë dorëheqje apo nuk është shkarkuar, qoftë edhe para se të hudhej nga shkalla e parë aktakuza ndaj tij.”, thuhet në analizën e IKD-së.
Tutje, IKD përmend edhe faktin se më 1 prill 2021, Qazim Rrahmani u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Financave, përkundër faktit se ai paraprakisht ishte i dënuar për korrupsion, përkatësisht për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Në anën tjetër, numri 1 i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka një aktakuzë aktive për korrupsion, përkatësisht për veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Kjo aktakuzë ndërlidhet me pretendimet e prokurorisë për keqpërdorime me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës. Përkundër kësaj, Kusari-Lila është duke vazhduar udhëheqjen e Grupit Parlamentar të VV-së.
Edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jetmirë Vrenezi, është duke u përballur me një aktakuzë për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Përkundër kësaj, ajo është duke vazhduar të mbajë pozitën e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje në raportin e IKD-së.
Lidhur me këtë, hulumtuesi Shala tha se kjo qasje e Qeverisë Kurti tregon për vazhdimësi të praktikës së keqe të instaluar në Kosovë tash e disa vite, ku personat, të cilët kanë probleme me ligjin mbajnë poste të larta qeveritare.
Sipas tij, mosreagimi i Qeverisë Kurti përballë personave të tillë paraqet shkelje të premtimeve të vazhdueshme të VV-së se qeverisja e tyre do të jetë “me duar të pastërta” dhe se kjo qasje e aplikuar tani në qeveri, ia humb kuptimin edhe kritikave që partia në pushtet kishte dhënë gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?