LAJMI I FUNDIT:

Qemajl Mustafa jep dorëhqeje nga PDK: E lirova hapësirën për gjeneratën e mesme

Qemajl Mustafa jep dorëhqeje nga PDK: E lirova hapësirën për gjeneratën e mesme

Vetëm dy ditë para Konventës Zgjedhore të PDK-së, e cila pritet të mbahet të shtunën e 3 korrikut, një zyrtar i lartë i këtij subjekti ka dhënë dorëheqje nga partia. Ai është Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë.

Dorëheqjen e konfirmoi vet Mustafa për klankosova.tv, duke dhënë edhe disa detaje rreth këtij vendimi.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij erdhi si shenjë respekti ndaj strukturës e sidomos ndaj anëtarësisë së PDK-së në Gjilan.


Tutje në përgjigjen e tij ai shton se ishte kthyer në këtë subjekt për të kontribuar, por sipas tij ai nuk doli të jetë i duhuri për pjesëmarrësit e degës ku ai drejtonte.

”U pa që unë nuk isha profili që mundet me e ndreq atë degë.  Qendra ishte shume e pakujdesshme ndaj nesh dhe unë e lirova hapësirën për gjeneratën e mesme, që është e mirë nëse duan me u bashku”, tha ai.

”Hoqa dorë edhe për hir të respektit ndaj fitoreve tona të mira në të kaluarën. Unë thjesht shkova për t’ju ndihmuar dhe ta rikthejë atë degë por në ndërkohë u pa që as nuk ka interesim qendra e as dega për ta rregulluar punën me Gjilanin dhe me Anamoravën”.

”Besoj shumë në gjeneratën e mesme dhe në rininë e Gjilanit e të PDK-së. Ata e rregullojnë trendin në Gjilan patjetër”, tha Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Lajme
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Lajme
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori