LAJMI I FUNDIT:

Ngacmohet seksualisht e mitura në Prizren

Ngacmohet seksualisht e mitura në Prizren
Foto: Ilustrim

Një femër kosovare ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj e mitur është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar, i cili kishte qenë në shtëpinë e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur vitin e kaluar, ndërkaq nuk bëhet e ditur data e saktë.


Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prizren 2020 ─ 23:00. Dëshmitarja femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur viktimën femër kosovare kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa sa kishin qenë në shtëpinë e tyre e kishte ngacmuar seksualisht viktimën në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton PK-ja. /Telegrafi/