Nga: Halil Matoshi
I veçantë si njeri dhe si poet, veten e kish lidhë në thelb me letërsinë e tij.
Ni shkrimje e qenies me tuebâmësinë.
Estet i shëmtisë së botës, Ragip Sylaj, ky elegjiak, mësynte përsosmëninë e vargut, shkallëve të heshtjes.
Poezia e tij nuk âsht protestë e ni t’rebeluemi ndaj botës, po âsht protestë përmes bukurisë së heshtun, ndaj zhurmënisë e shfaqjes me bujë, si mënyrë jetese.
E zgjidha poezinë Ujku për arsye të metaforizmit të fortë, që na vijnë sa të befasishme aq edhe si gjetje briliante. si p. sh. frika nga ujku në ne; frika e dy vetave, nga pushkë e vjetër!?
Kafsha ka kujtesë, por asnjë kujtim dhe njeriu në gjendje padallimi me kafshën i bën të dukshme kujtimet. Në epokën që e konceptojmë si postmoderne kemi të bëjmë me padallimin ose fshirjen e kufirit mes animales dhe humanes, duke i vënë në hapësira për jetë të zhveshun.
Njeriu pra është mbetje dhe në atë mbetje, shquhet diçka hyjnore, mërzia e tij si gjendje e lumtunisë në gjendje të kullueme.
Vetëm kjo e dallon hyjnoren tek-njeriu.
Autori tek poezia “Ujku” thotë:
Edhe kur je brenda nesh
Edhe kur je jashtë nesh
Na frikëson
Në ciklin poetik Kopshti Zoologjik, posacerisht tek poezia Ujku, autori përmes fabulës ezopiane i jep gjuhë të nemitunës 0 tu e vjelë urtinë popullore të shekujve, me ia komuniku lexuesit modern. Në këtë poezi verbi poetik merr përmasat sentenciale dhe zbulon enigmat, ose ato që do të na i përplasin për fytyre neve, qenieve njerëzore, po flisnin kafshët; hipokrizinë, ligësinë, brutalitetin, servilizmin, injorancën, pabesinë, tradhtinë …
Po në këtë poezi kafshët vërtet flasin dhe ne i dëgjojmë dhe këtë na e bën të mundshme gjuha poetike.
Për babën e psikanalizës, Sigmund Freud, qëllimi i poezisë është përvojë, në thelb e pathënëshme: e bukura vepron me dic që është e pathënshme, e papërshkrueshme, e parrëfyeshme…
Por, nëse dojmë me e bâ të njëjtin veprim me ndihmën e gjânavet të thânshme, përmes gjuhës, apo nëse ndjejmë se përdorimi i gjuhës prodhon të njâjtën gjâ, do të thotë se tashti gjuha përdoret për atë që me e krijue të nemitunën, që gjuha shpreh nemitjen.
Prandej, konsideroj se kjo poezi i jep zâ ni kafshe fiktive, jo ni të tille në kopsht zoologjik që nuk âsht e tâna, po as ni kafshe në havitatin e saj natyror.
Intenca me kriju “kafshën që flet” âsht përpjekje që me e rujtë kafshën në gjuhë, siç thotë Philip Larkin, impulsi për ‘me rujtë’ qëndron si qëllim i fundm në të gjitha artet.
Deleuzes&Guattarit mbrojnë qëndrimin se arti ruen, madje në botë arti âsht e vetmja gjâ që ruhet.
P. S. Poeti Ragip Sylaj u nda nga jeta më 30 korrik, 2018. Ishte edhe gazetar. M’ka ra me punu dy herë me të, s’pari në gazetën e studentave “Bota e re”, më 1984-1986 dhe në “Zëri”, më 2000-2004.
***
UJKU
Vetëm pse je ujk je Ujk
Të dua pse gjuan larg
E nuk e ha mutin aty ku e ha bukën
Edhe kur je brenda nesh
Edhe kur je jashtë nesh
Na frikëson
Si pushka e keqe që i tutë dy vetë
Vaj për ligësinë tonë
kur zgjohesh në ne
Edhe kurr e ndërron qimen je ai i vjetri
Frika jonë hungëron
Në mal e asfalt
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje