LAJMI I FUNDIT:

LVV synon t’i fitojë pa balotazh 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale

LVV synon t’i fitojë pa balotazh 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetorit, kanë synim që të fitojnë ¾ e komunave.

Në një fjalim hapës në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti u është drejtuar delegatëve të partisë, duke thënë se në këto zgjedhje, duhet të fitojnë pa balotazh.

“Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave. Qytetarët duhet ta përjetojnë qeverisjen e mirë, që sjell rregull e zhvillim urban, që sjell investime dhe punësim, sidomos në nivel lokal. Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën GUXO, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ”, u shpreh Kurti.


Ai u ka thënë delegatëve se LVV-ja po sulmohet me luftë speciale e shpifje dhe se partive të tjera duhet t’u jepet mesazhi se do të kenë rezultate të mira në zgjedhje, vetëm kur të largojnë të korruptuarit nga mesi i tyre dhe të reformohen thellë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori