LAJMI I FUNDIT:

Italia thyen rekordin 82-vjeçar të kombëtares për serinë e ndeshjeve pa humbje

Italia thyen rekordin 82-vjeçar të kombëtares për serinë e ndeshjeve pa humbje

Italia vendosi një rekord të ri kombëtar pasi zgjati serinë e tyre të pamposhtur në 31 ndeshje radhazi pas fitores 2-1 kundër Austrisë në raundin e 1/8-tës në Euro 2020

Skuadra e Roberto Mancinit barazoi rekordin që qëndron që nga viti 1939 me një fitore 1-0 ndaj Uellsit në ndeshjen e tyre të fundit në grup fundjavën e kaluar.


Por, kombëtarja Azurre e ka tejkaluar atë rekord me një fitore të vështirë në Wembley të shtunën mbrëma ndaj Austrisë.

Ndeshja përfundoi pa gola pas 90 minutash, por golat e Federico Chiesa dhe Matteo Pessina ishin të mjaftueshme për të dërguar Azzurrët në çerekfinale, pavarësisht se goli me kokë i Sasa Kalajdzic përfundoi serinë prej 1,168 minutash pa pësuar gol.

Vazhdimet dhurojnë spektakël - Italia kalon tutje fal rezervistëve Chiesa e Pessina
Lexo po ashtu Vazhdimet dhurojnë spektakël - Italia kalon tutje fal rezervistëve Chiesa e Pessina

Rekord 82-vjeçar i thyer

Skuadra e Mancinit ka thyer një rekord që qëndroi për plot 82 vjet.

Vittorio Pozzo ishte trajneri pasi Italia kaloi katër vjet pa humbje midis tetorit të vitit 1935 dhe korrikut të vitit 1939.

Në atë kohë ata fituan Kupën e Botës të dytën radhazi dhe fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 1936.

Italia ka humbur vetëm dy ndeshje që kur Mancini mori drejtimin në maj të vitit 2018 dhe ekipi i fundit që i mposhti ishte Portugalia në një ndeshje të Ligës së Kombeve në shtator të po atij viti.

Seria e fitoreve vazhdon, por ajo e portës së paprekur mbaron

Seria rekord e Azzurrëve përfshin 12 fitore të njëpasnjëshme që nga barazimi në Ligën e Kombeve me Holandën në tetor të vitit 2020.

11 ndeshjet e mëparshme përfshinin të gjitha pa pranuar gol dhe dukej sikur e 12-ta ishte në rrugën e saj në Wembley, por goditja me kokë e Kalajdzic në pjesën e dytë të kohës shtesë në fund theu vijën e mbrojtjes italiane pas 1,168 minutash. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori