LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës pajtohet në parim për blerjen e katër dronëve nga SHBA-ja

Qeveria e Kosovës pajtohet në parim për blerjen e katër dronëve nga SHBA-ja

Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim për blerjen e katër dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesën për blerjen e dronëve e bëri ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për këtë mund të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Vendimi mund të merret në mbledhjen e ardhshme por që tani mund ta merrni zotimin e Qeverisë”, tha Murati.


Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri kërkesën për blerje të katër dronëve nga ShBA-të, në vlerë 11.9 milionë euro.

Ai tha mundësia e pagesës është në dy këste, ku kësti i parë duhet të paguhet prej 5.9 milionë euro.

“…Përmes analizës kemi parë të nevojshme blerjen e dronëve për rritjen e inteligjencës e vëzhgim… Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit, ne kemi pranuar letrën e ofertës, ku kostoja për katër dronë, në vlerë të përafërt financiare 11.9 milionë euro”, tha ministri.

Ai më tej sqaroi se “Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milion euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të vlen deri më 26 qershor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori