LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje në Prishtinë dhe Podujeva me fshatra mbesin pa ujë të pijshëm

Disa lagje në Prishtinë dhe Podujeva me fshatra mbesin pa ujë të pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa probleme teknike brenda Impiantit të Trajtimit të Ujit në Albanik (“fabrika e Batllavës”), prej së cilës furnizohen me ujë Podujeva me fshatra si dhe pjesa dërmuese e qytetit të Prishtinës që varet nga ky Impiant.

Në njoftim thuhet se për shkak të këtij defekti janë të detyruar që sot të punohet me kapacitet të përgjysmuar nga ky Impiant.

“Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes po qëndrojnë brenda Impiantit duke u munduar të sanojnë problemin teknik sa më parë që është e mundur, me të gjitha kapacitetet për punë. Pavarësisht këtij defekti, ne do bëjmë çmos që të kemi shpërndarje të mirë dhe të barabartë të ujit brenda qytetit të Prishtinës, duke mos garantuar në disa pjesë furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit”.


Sipas njoftimit, tash të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm po ashtu, fshati Shkabaj, fshati Mazgit dhe fshati Bakshi.

Në qytetin e Prishtinës ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë periudhës së mesditës së sotme do të kenë konsumatorët që furnizohen nga rezervuari Kodra dhe ata janë: lagjja “Kodra e Trimave”, një pjesë e lagjes” Arbëria” kah komuna e re e Prishtinës dhe lagjja “Përroi i Njelmët”.

Po ashtu, pa furnizim me ujë do mbeten edhe qyteti i Podujevës me fshatra. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori