Simptomat e goditjes së nxehtësisë ndodhin papritmas dhe pa paralajmërim: Mund t’ju rrezikojë jetën – patjetër ndiqni këto rregulla
Nëse kaloni shumë kohë në diell, këto janë simptomat e goditjes së nxehtësisë të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje
Dielli mund të na joshë, prandaj nuk është e pazakontë që të qëndrojmë jashtë më gjatë sesa kemi planifikuar, transmeton Telegrafi.
Nëse jemi të ekspozuar drejtpërdrejt në diell për një kohë të gjatë, mund të ndodhë të rrezikojmë jetën.
Simptomat e goditjes së nxehtësisë shfaqen papritmas, dhe ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje.
Simptomat më të zakonshme të goditjes së nxehtësisë:
– dhimbje koke
– marramendje
– lodhje
– të përziera
– djersitje e zvogëluar dhe e vështirë
– lëkurë e kuqe
– ethe
– rrahje të shpejta të zemrës
– frymëmarrje e cekët
– humbja e vetëdijes
– spazma muskulore
Nëse dyshoni se një person ka pësuar një goditje të nxehtësisë, thirrni një autoambulancë dhe derisa të mbërrijë mjeku, vendoseni atë në një vend të ftohtë dhe të errët.
Mundohuni t’ia ulni temperaturën e trupit me kompresa të ftohta, të cilat vendosen më mirë në qafë, sqetulla dhe gilca.
Për të shmangur goditjen nga nxehtësia, mjekët rekomandojnë që të mos dalim në diell në pjesën më të nxehtë të ditës, të kujdesemi për pirjen e mjaftueshme të ujit, të hamë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta dhe të veshim rroba të bëra nga materiale të lehta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe