Haxhiu, vaksinimi masiv nuk po ndodhë, Vitia: Procesi vazhdon varësisht dozave në stok, javën tjetër vjen kontingjenti i vaksinave Pfizer
Çështja e vaksinimit masiv ka nxitur debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët nga opozita kritikuan ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalimin e tij në Kuvend tha sot se procesi i vaksinimit në vend bëhet varësisht dozave të vaksinave që kanë në stok, ndërsa tha se javën e ardhshme do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga Pfizer dhe vaksina tjera.
Vitia tha se nuk mund të tregojë për çmimin e blerjes së vaksinave sepse është konfidenciale.
“Për ofendimet nuk mund të them njëjtë, të mbetet në ndërgjegjen tuaj. Kam nënshkrua kontratën me kompaninë Pfizer për më shumë se 1.2 milion vaksina dhe unë nuk gënjej…”, tha Vitia, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, pse nuk po e tregon çmimin e blerjes së vaksinave.
“I nderuar deputet, jam ministër dhe detyrë primare është kujdesi për qytetarët tanë në këtë kohë pandemie. Asnjë presion nuk do të më devijoj nga ky mision, e as ofendimet tuaja. Nuk kam mundur t’ju tregoj atëherë për çmimin e blerjes së vaksinave dhe as sot nuk mund të tregoj. Por ju garantoj se do t’ju befasoj vetëm për të mirë”, tha ai.
Siç tha Vitia “në asnjë rrethanë nuk ka forcë që më detyron të nënshkruaj diçka jashtëligjore e në dëm të interesave të qytetarëve”.
Duke folur për procesin e vaksinimit, Vitia tha se “është shumë e vërtetë se jemi vonë… Përkundër rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit shumë kisha dashtë që Qeveria Kurti 1 të vazhdonte dhe të jesh i bindur se ky proces do të ishte para përfundimit. Atë që nuk ka bërë qeveria paraprake për shtatë muaj ne kemi bërë për dy muaj”.
Sipas tij, më 15 qershor ka filluar vaksinimi në masë dhe brenda ditës kanë arritur përafërsisht të vaksinojnë mesatarisht 8 mijë qytetarë dhe kjo siç tha ai tregon se brenda muajit mund të vaksinojnë rreth 400 mijë qytetarë.
“Procesi i vaksinimit bëhet sipas dozave në stok. Një muaj mund t’i kemi 500 mijë, muajin tjetër 200 mijë. Ju njoftoj se në javën tjetër vijnë vaksinat nga Pfizer dhe vaksina tjera”, tha ai.
Ndryshe, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia rreth blerjes së vaksinave Pfizer dhe pse ende nuk po e tregon çmimin.
Ai e ka akuzuar Vitinë se i ka gënjyer qytetarët për vaksinim masiv.
“MSH-ja në stok ka më pak se 12 mijë vaksina, kur ende nuk e kemi asnjë vaksinë të Pfizer. Pse keni gënjyer dhe mashtruar qytetarët për vaksinim masiv? Si mund të llogaritet të përfundojë vaksinimi kur ato të kontraktuara nuk mjaftojnë për vaksinim të 60 për qind të popullatës?”, ka thënë ai.
Deputeti Haxhiu tha më tej se vaksinimi masiv nuk po ndodhë dhe se deri tani ministri Vitia e ka befasuar për të keq dhe kurrgjë për të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos