LAJMI I FUNDIT:

Në tre muajt e parë të këtij viti u hudhën poshtë 348 aktakuza

Në tre muajt e parë të këtij viti u hudhën poshtë 348 aktakuza

Prokurorët po akuzohen se qëllimisht po ngritin aktakuza të dobëta, në mënyrë që të pastrohen figurat e  zyrtarëve të dyshuar për vepra penale apo korruptive.

Që në procedurë fillestare Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu hodh aktakuza nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai po akuzohej se në kohën që ka qenë drejtor i një drejtorie në Komunën e Prishtinës kishte keqpërdorur detyrën zyrtare.


Por ky nuk është ndër të paktat raste kur prokuroria hedh poshtë aktakuzat që në fazat e para të hetimit.

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës, tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë hedhur poshtë 358 aktakuza.

Arsyet e hudhjes së aktakuzave Këshilli nuk i ka treguar.

Megjithatë drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se këto aktakuza që po hidhen kryesisht lidhen me rastet e korrupsionit.

“Në vitet 2015-2019 në baza ditore kemi pasur raste kur aktakuzat për korrupsion janë hudhur qysh në shqyrtimin e parë apo të dytë, ndërsa shumë më pak në rastet tjera penale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Nga hudhja e aktakuzave, Miftaraj thotë se të akuzuarit kanë shumë përfitime, përcjell Telegrafi.

“Ngritën aktakuza të dobëta me qëllim që ato raste të refuzohen në gjykata, e që më pas të vlejë parimi që për rastin e njëjtë nuk mund të gjykohesh dy herë, pra që të bëhet pastrimi i personit të akuzuar”, deklaroi më tej Ehat Miftaraj.

Në maj të këtij viti Gjykata Themelore e Prishtinës kishte liruar nga akuza për mbajtjen e kundërligjshme të gazit lotsjellës edhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, si dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori