Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili po akuzohet për krime të pretenduara të luftës nga Prokuroria e specializuar në Hagë, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri me 19 nëntor të dorëzojë dosjen paragjyqësore dhe materialet tjera të këtij rasti.
Gjyqtari tha se në parashtrimet e bëra me shkrim, ZPS-së ka deklaruar se ka ende disa hapa hetimor për të ndërmarrë por që sipas prokurorisë, kjo nuk ndikon në afatet e nxjerrjes së materialeve.
“Mendojmë përpara fundit të afatit të nxjerrjes së materialeve, 30 korrik, nëse nuk do të mundemi do të ju njoftojmë”, tha prokurori kur është pyetur nga gjyqtari për afatin e përfundimit të hapave hetimor.
Në urdhrin e tij, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka kërkuar nga prokuroria që të dorëzojë dosjen sipas rregullës 95 4A të rregullores deri më 19 nëntor 2021.
“ZPS parashikon se do të mund të dorëzojë dosjen paraprake dhe materialet e lidhura me të deri te premten 19 nëntor 2021”, ka thënë ai.
Ndërsa mbrojtja ka deklaruar se presin që të marrin materiale të rëndësishme për çka tha se do të informojmë më shumë në konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes.
“Për aftin e ardhshëm për nxjerrjen e materialeve nga ZPS në bazë të rregullës 102 b, është data 30 korrik 2021. Ne mendojmë se do të marrim materiale të rëndësishme të cilat do të na japin neve mundësi të kuptojmë provat dhe materialet që do të përdoren në gjykim. Kështu që ne mendojmë se jam i sigurt që gjërat do të ecin pa asnjë problem, mendojmë që do të jemi në një gjendje më të mirë të ju informojmë ju zoti gjykatës në konferencat e tjera për ecurinë e çështjes”, ka thënë avokati Jean-Louis Gillisen.
Në konferencën e sotme të mbajtur në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar mbrojtjen të dorëzojë deri më 12 korrik të këtij viti mocionin paraprake, derisa ka bërë të ditur afatin deri kur prokuroria mund të përgjigjet.
“Urdhëroj mbrojtjen e zotëri Shalës të dorëzoj mocionin paraprak jo më vonë se data 12 korrik 2021, ZPS-në që t’u përgjigjet jo më vonë se ditës së premte 13 gusht 2021, dhe mbrojtjen që të dorëzojë kundërpërgjigjen jo më vonë se data 30 gusht 2021, ditë e hënë”, ka thënë gjykatësi.
Mbrojtja ka kërkuar që konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjet të mbahet në shtator, për çka palët janë pajtuar.
“Propozojmë që në shtator të jetë konferenca për ecurinë e çështjes, por te mbahen parasysh afatet dhe elementet të cilat priten nga ne për t’i bërë gjatë kësaj periudhe. Në shtator do të na duhet gjithashtu që të bëjmë të ditur materialet që dëshirojmë që të shohim nga lista e ZPS-së afatin për ta bërë këtë gjë, është 17 shtator 2021. Shtatori do të jetë disi i ngarkuar”, ka thënë mbrojtja.
Në konferencën e stome gjithashtu u bë e ditur nga administrata se për shkak të përmirësimit të situatës me Covid-19, familjarët e të akuzuarve që deri më tani kanë kontaktuar vetëm përmes platformës online zoom, të mund t’i takojnë ata edhe fizikisht nga data 15 korrik.
Shala i cili nuk ishte prezent në sallë e ka përcjellë konferencën përmes video-lidhjes.
Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të këtij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!