LAJMI I FUNDIT:

Mancini i lumtur me fitoren ndaj Uellsit për një arsye të veçantë

Mancini i lumtur me fitoren ndaj Uellsit për një arsye të veçantë
Foto: uefa.com

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini pranoi se është i lumtur për zgjedhjet që bëri në fitoren 1-0 ndaj Uellsit.

Azzurët siguruan tre pikë të tjera dhe përfunduan një fazë perfekte të grupeve, pa pranuar dhe duke shënuar shtatë gola në fazë të grupeve.

Mancini ishte i kënaqur kur pa Italinë të vazhdonte të bënte përshtypje pasi bënë tetë ndryshime në formacionin startues të dielën.


Foto: uefa.com

“Unë isha shumë i kënaqur kur pashë që ndryshova tetë lojtarë dhe megjithatë ekipi luajti mirë, mund të kishin shënuar më shumë gola kundër një skuadre që ishte shumë mbrojtëse”, ka thënë trajneri në konferencën e tij për shtyp.

“Kur ranë në dhjetë lojtarë (Uellsi), ata u bënë edhe më mbrojtës me të gjithë prapa. Nuk është e lehtë të gjesh hapësira në një situatë të tillë”.

“Ne ishim të shpërqendruar në dy raste dhe pothuajse paguanim një çmim për ato, kështu që duhet të ishim më të kujdesshëm”, ka shtuar më tej ai.

Italia e mbylli fazën e grupeve me nëntë pikë, derisa në 1/8 e finales shpresojnë që të kenë një kundërshtar më të lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori