LAJMI I FUNDIT:

Mancini mund të bëjë disa ndryshime kundër Uellsit, Verratti mund të debutojë në Euro 2020

Mancini mund të bëjë disa ndryshime kundër Uellsit, Verratti mund të debutojë në Euro 2020

Italia mund të bëjë katër ose pesë ndryshime nga formacioni që kishte në dy ndeshjet e para, në ndeshjen e fundit për Grupin A kundër Uellsit, duke përfshirë edhe debutimin e Marco Verratti në Euro 2020.

Ndeshja që zhvillohet të dielën nga ora 18.00 në Stadio Olimpico në Romë pritet të vendos edhe kreun e grupit.


Azzurri tashmë janë kualifikuar, por ende nuk e kanë të sigurt vendin e parë në Grupin A, edhe pse kan fituar nga Turqia dhe Zvicra me rezultat identik 3-0.

Djelmoshat e Roberto Mancini kanë vazhduar me stërvitje në Coverciano këtë pasdite, përpara udhëtimit për në Romë.

Verratti nuk ka qenë as në stol për dy ndeshjet e para, pasi ka pasur një dëmtim në gju. Por tani ai është rikuperuar plotësisht dhe mund luajë, duke pushuar Jorginhon ose Manuel Locatellin kundër Uellsit.

Giorgio Chiellini nuk do të luajë shkaku i muskujve, ndërsa Francesco Acerbi pritej të luajë nga minuta e parë.

Alessandro Florenzi dhe Giovanni Di Lorenzo garojnë për vendin e mbrojtësit të djathtë, megjithëse edhe Rafael Toloi është një tjetër kandidat.

Leonardo Spinazzola duhet të pushojë, ku do të luajë me gjasë Emerson Palmieri, ndërsa edhe Andrea Belotti mund të futet nga minuta e parë në vend të Ciro Immobiles.

Federico Chiesa pritet të jetë në fushë në vend të Lorenzo Insignes, ndërsa Domenico Berardi do të jetë në fushë edhe në ndeshjen e tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori