LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski – Byrnes: Aktet e presidentit Biden janë porosi inkurajuese për një Ballkan Perëndimor

Nikollovski – Byrnes: Aktet e presidentit Biden janë porosi inkurajuese për një Ballkan Perëndimor

Zëvendëskryeministri I angazhuar për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, në takimin e sotëm biseduan për Urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, me të cilin u jepet autorizim autoriteteve federale të bllokojnë prona dhe t’u ndalojnë hyrjen të gjithë personave për të cilat administrate në Uashington do të vlerësojë se punojnë në destabilizim dhe kundër marrëveshjeve kyçe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit informojnë se Nikollovski ka shprehur kënaqësi që në urdhrin ekzekutiv fokusi është vënë në luftën kundër korrupsionit, që është një ndër prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në atë kontekst, zëvendëskryeministri Nikollovski e ka njoftuar ambasadoren Byrnes për masat dhe aktivitetet që Qeveria e RMV-së po i ndërmerr për parandalim të korrupsionit, si dhe për realizimin e Planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit.

“Ambasadorja Byrnes e potencoi rëndësinë e ndërmarrjes së masave për luftë kundër korrupsionit, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht është me rëndësi për përparimin eurointegrues të shtetit. Gjithashtu, ambasadorja Byrnes, e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj në rrugën euroatlantike”, kumtojnë nga Kabineti i Nikollovskit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori