LAJMI I FUNDIT:

Ministri bavarez: Ishim gati të qëllonim mbi aktivistin që fluturoi me parashutë në stadium

Ministri bavarez: Ishim gati të qëllonim mbi aktivistin që fluturoi me parashutë në stadium

Policia gjermane gati qëlloi një aktivist të Greenpeace i cili, pak para fillimit të ndeshjes midis Gjermanisë dhe Francës në Munich, preu disa kabllo televizive në çatinë e stadiumit me një parashutë, plagosi dy persona dhe u ul në fushë.

Aktivisti i Greenpeace synonte të fluturonte mbi stadium dhe të hidhte topin në fushë me parullën “Hidhni naftën” në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e publikut për mbrojtjen e mjedisit, por gjërat shkuan keq.

Ai preu kabllot e televizionit në çatinë e stadiumit dhe pjesët e plastikës dhe metalit që ranë në tribunë plagosën të paktën dy persona, të cilët përfunduan në spital, raporton derspiegel.


“Snajperët tashmë e kishin atë nën shënjestër”, tha të mërkurën, Ministri i Brendshëm për Rajonin Bavarez, Joachim Herrmann. “Nëse policia do të kishte përcaktuar se ishte një sulm terrorist, ai do ta kishte paguar me jetë”, shtoi ai.

Parashutisti përfundimisht u ul në fushë ndërsa ekipit ishin duke u ngrohur gjersa 38-vjeçari gjerman, i cili kaloi pa lëndime, u mor më pas në paraburgim.

Ai u la i lirë të mërkurën. Por një proces gjyqësor është ngritur kundër tij për “plagosjen e njerëzve, kërcënimin e udhëtimit ajror” dhe “shkelje të tjera sipas ligjit të aviacionit, të cilat kufizojnë rëndë mundësitë e fluturimit të tepërt”, tha policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Evropa
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
Kalo në kategori