Klubi i Prodhuesve: Industria e ndërtimit dhe materialeve ndërtimore në Kosovë gjithnjë e në rritje
![Klubi i Prodhuesve: Industria e ndërtimit dhe materialeve ndërtimore në Kosovë gjithnjë e në rritje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Kpk_konferenca-780x439.jpg)
Klubi i Prodhuesve të Kosovës në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore, organizoi sot panelin e diskutimit “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”.
Paneli i diskutimit kishte për qëllim që të ofroi një analizë të përgjithshme të tregut vendor sa i përket industrisë së materialit ndërtimor, dhe mblodhi së bashku prodhuesit e materialeve ndërtimore, projektues dhe analistë të tregut, të cilët shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me vështirësitë e operimit në tregun vendor, por edhe mundësitë që ofron ky treg.
Objektivi kryesor i këtij paneli ishte trajtimi i tregut të shitjes së produkteve në industrinë e materialeve ndërtimore, por edhe eksplorimi i risive në inxhinierinë e ndërtimit dhe trendët e fundit në këtë industri.
Gjatë konferencës u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të kësaj industrie në zhvillimin ekonomik dhe u kërkua nga institucionet vendore si lokale dhe qendrore, që përmes prokurimit publik të bëhet edhe ndërtimi i objekteve me materiale vendore, ku 90 për qind e materialeve prodhohen në vendin tonë, gjë që do të ndikonte në rritjen e tregut dhe fuqizimin e këtij sektori.
Visar Dobroshi, nga kompania Recura, i ftuar në këtë panel tha që analiza e tregut të ndërtimit dhe patundshmërive në përgjithësi është gjithnjë e në rritje, ku vet kjo industri është e katërta sa i përket punësimit apo 9.5% të punësuarve.
“Tregu i patundshmërisë, tregu i prodhimit, tregu financiar, tregu i ndërtimit ende nuk është i ngopur, përkundrazi kemi rritje të kërkesës. Nuk ka asnjë tregues që kërkesa është në rënie, edhe pse ka ngritje të çmimeve, por kjo ka rezultuar me faktin pozitiv që kualiteti dhe standardi i jetës është ngritur. Pra kemi një trend të rritjes së kërkesës së ndërtimit, por ende vërehet një disbalancë në mes të importit dhe eksportit të materialeve ndërtimore”, tha ai.
Ndërsa, Mustafë Borovci nga kompania Brickos, tha që kërkesa vendore e prodhimit të produkteve nga argjila përmbushet nga prodhuesit vendor, ku importi i materiale ndërtimore të këtij lloji ka pasur rënie të konsiderueshme që nga paslufta.
”Importi i produkteve ndërtimore nga argjila vjen nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kurse edhe eksporti jonë ndaj këtyre vendeve është më i vogël. Industria të cilën ne e përfaqësojmë ka mbi një mijë punëtorë të punësuar dhe prodhon mbi 15 lloje të ndryshme të profileve, ku mungon vetëm prodhimi i tjegullave dhe tullave të fasadës, të cilat importohen kryesisht nga Belgjika. Ndoshta kjo është mundësi e mirë për ne që në të ardhmen e afërt të fokusohemi më shumë në këtë drejtim”, u shpreh ai gjatë diskutimit.
Por sipas Borovcit, janë dy probleme kryesore me të cilat përballet kjo industri e që nuk e lënë zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj industrie, e që kanë të bëjnë me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe burokracitë e tejskajshme me institucionet vendore.
Ideal Vejsa, nga Maden Group, si projektues por edhe zhvillues i ndërtimit, tregoi që vendi është ende në fazën fillestare të ndërtimit, ku kërkesa sa ka filluar të rritet.
“Si treg kemi filluar të rritemi edhe me prodhimin e materialeve vendore të ndërtimit, ku kemi mbuluar mjaftueshëm tregun duke mos i lënë hapësirë importit. Kurse përdorimi i prodhimeve vendore është trend botëror, jo vetëm në vendin tonë, ku është rritur përdorimi i materialeve bazike dhe të qëndrueshme, të cilat mbrojnë ambientin dhe janë efikase. Gjithashtu ka filluar edhe standardizimi i ndërtimit, ku ka filluar të ju kushtohet vëmendje kushteve dhe cilësisë së ndërtimit”, tha Vejsa.
Burim Fazliu nga kompania TehnoBurimi, kompani kjo e cila merret me prodhimin e shtyllave elektrike, tregoi që si kompani janë prezent në tregun vendor, por edhe në Shqipëri e shumë më pak në Maqedoni.
“Kemi barriera të shumta tarifore dhe jotraifore të cilat nuk na lejojnë të eksportojmë në Maqedoni, dhe kërkojmë nga autoritetet e vendit, që të njëjtat kushte të vlejnë edhe për mallrat e importit të cilat vijnë nga këto vende”, tha ai.
Po ashtu edhe Fazliu e përmendi sfidën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, si një ndër problemet kryesore.
Kurse, Kastriot Lluka nga kompania Line Group, tregoi që ka ndodhur një zhvillim shumë i madh i tregut të materialeve ndërtimore që nga koha e pasluftës.
“Jemi shumë më të avancuar sa i përket prodhimit të materialeve ndërtimore me vendet e rajonit, ku përdoret teknologjia e fundit. Ndërtimi ka filluar të orientohet nga qëndrueshmëria dhe efikasiteti, ku përveç dizajnit i kushtohet rëndësi edhe strukturës. Po ashtu edhe kërkesa është në rritje, ku periudha e ndaljes së prodhimit gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e kërkesës për materiale në kohën kur ka filluar prodhimi. Gjithashtu kjo periudhë na ka shtyrë që të mendojmë në zëvendësimin e produkteve të cilat i importojmë, sidomos është mundësi shumë e mirë për prodhimin e lëndës së parë, ku tregu i Evropës është në mungesë”, përfundoi Lluka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë