LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Finlanda – Rusia

Formacionet e mundshme: Finlanda – Rusia

Finlanda dhe Rusia do të takohen në kuadër të Grupit B në fazën e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të zhvillohet në stadiumin Gazprom Arena në Shën Petersburg.


Finlanda e filloi Euro 2020 me fitore, duke arritur të mposht Danimarkën me rezultat 1-0, aty ku incidenti tragjik i Christian Eriksenit pushtoi ndeshjen.

Në anën tjetër, Rusia pësoi humbje nga Belgjika me rezultat 3-0, derisa kërkojnë që të mposhtin finlandezët për t’i marrë tre pikë.

Formacioni i mundshëm i Finlandës: Hradecky, O’Shaughnessy, Toivio, Arajuuri, Uronen, Lod, Sparv, Kamara, Raitala, Pohjanpalo, Pukki.

Formacioni i mundshëm i Rusisë: Shunin, Dzhikiya, Semenov, Diveev, Fernandes, Zobin, Ozdoev, Karavaev, Golovin, Miranchuk, Dzyuba. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >