LAJMI I FUNDIT:

Reçica kritikon qeverinë për Spitalin e Ferizajt: Të rifillojnë sa më shpejtë punimet

Reçica kritikon qeverinë për Spitalin e Ferizajt: Të rifillojnë sa më shpejtë punimet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kritikuar qeverinë për bllokim për përfundimin e punëve për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt.

Ai tha se spitali regjional i Ferizajt do të përurohej sot, në shënimin e 22-vjetorit kur spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative së Nerodimës që kishte qenë në Shpellën e Lakuriqëve kishte zbritur në qytet, por që tha se një gjë e tillë është pamundësuar nga qeveria.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për të gjithë qytetarët e regjionit të Ferizajt dhe është një moment historik. Sot 22 vjet spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative të Nerodimes i cili ka qenë në Shpellën e Lakuriqëve, ata të plagosur ushtarët dhe civilët kanë zbritur dhe është themeluar spitali i regjionit të Ferizajt dhe të gjithë qytetarët e dinë që është një ditë shumë e veçantë historike. Prej atij momenti pastaj kanë vazhduar angazhimet dhe punët për ta filluar dhe për ta përmbyllur ndërtimin e objektit të spitalit regjional të Ferizajt, mirëpo përkundër angazhimit dhe përkundër fuqizimit të kësaj ideje, sidomos dhe veçanërisht nga PDK e cila këtu e tri vjet më përpara e ka filluar ndërtimin e spitalit dhe ka qenë i paraparë që sot me 15 qershor ditën e 22 vjetorit të zbritjes së të plagosurve, ushtarëve dhe civilëve të përurohet ky objekt. Mirëpo edhe qeveria paraprake Kurti e cila i ka shkurtuar në maksimum mjetet buxhetore për vazhdimin e ndërtimit të spitalit regjional të Ferizajt, po ashtu edhe qeveria Kurti tash ka shkuar në hap më përpara dhe e ka ndaluar, e ka bllokuar ndërtimin e spitalit të Ferizajt”, u shpreh deputeti i PDK-së.


Ai për KP tha se me ndërtimin e atij spitali do të mund të trajtoheshin 250 mijë banorë të Ferizajt.

Tutje Reçica u shpreh se po të ishte PDK në qeveri dhe Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë, sot do të përurohej spitali regjional i Ferizajt.

“U bëj ftesë qeverisë aktuale Kurti, ministrit të Shëndetësisë i cili po sillet më shumë si manekin sesa si një ministër i vërtetë që të rifillojë dhe të përfundojë sa më shpejt ndërtimi i objektit të spitalit regjional të Ferizajt. Gjithashtu i ftoj deputetët regjional, ne jemi 11 deputetë nga ai regjion dhe asnjëri nga ta gjerë më tani nuk e ka ngritur zërin për këtë objekt shumë të rëndësishëm. Gjithashtu ministri i Financave, Transfereve dhe Punës është nga Ferizaj dhe do të duhej që të kenë një kujdes të veçantë në mënyrë që të përmbyllet ky objekt i një rëndësie të veçantë. Po të ishte PDK në pushtet dhe po të ishte Uran Ismaili ministër i Shëndetësisë sot do ta përuronim atë objekt”, tha ai.

Spitali i Ferizajt ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftës vendosen në njërin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali.

Punën e fillon me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia. Fillimisht ka qenë 110 punëtorë, prej tyre: 11 mjekë specialistë, 7 mjekë në specializim dhe pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo mjekësor. Fillimisht Spitali Rajonal qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra klinike Universitare e Kosovës), ndërsa në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizajt. Me ligjin për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori