LAJMI I FUNDIT:

Pas rritjes së numrit të infektuarve me variantin indian të coronavirusit, Boris Johnson shtynë për katër javë masat e rrepta anti-COVID

Pas rritjes së numrit të infektuarve me variantin indian të coronavirusit, Boris Johnson shtynë për katër javë masat e rrepta anti-COVID

Zbutja e masave anti-COVID në Britani të Madhe që do të duhej të aplikoheshin nga 21 qershori, janë shtyrë edhe për katër javë tjera.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi Boris Johnson gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Hapi i fundit i zbutjes së masave nënkuptonte heqjen e çfarëdo kufizimi në Britani të Madhe – por një gjë e tillë do të shtyhet deri më 19 korrik.


E për këtë vendim ka ndikuar varianti indian i COVID-19 i njohur si Delta, që po përhapet nëpër Angli, pasi që numri i të infektuarve është rritur për 49 për qind brenda një jave, e i atyre të hospitalizuar në 15 për qind.

Qeveria planifikonte të zbuste masat nga 21 qershor – siç është distanca fizike sociale, hapja e pabeve dhe restoranteve. Gjithashtu ishte paraparë të hapen klube e natës dhe aktivitetet sportive dhe muzikore të mos i kushtojnë edhe aq rëndësi distancës fizike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Amerika
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën

Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën

Evropa
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori