LAJMI I FUNDIT:

Haki Rugova shpallet fajtor, dënohet me 1 vit burgim efektiv

Haki Rugova shpallet fajtor, dënohet me 1 vit burgim efektiv

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

“Me datë 01.08.2014, në cilësinë e personit zyrtar – Kryetar i Komunës së Istogut, merr pjesë në çështje zyrtare në të cilën një anëtar i familjes – vëllai i tij G.R. si drejtor i “M.C”, SH.P.K. projektim – ndërtim, nënshkruan kontratën “Ndërtimi i kanalizimit fekal” në fshatin Cërecë. Komuna L, faza e parë, e lidhur në mes të menaxherit të tenderit Z.B si dhe G.R – Drejtor “M.C” SH.P.K. projektim – ndërtim dhe kryetarit H.R, ku çmimi total i kontratës është në vlerë prej 289.119,85 € ku punimet kanë filluar me 15.09.2014 dhe kanë përfunduar me datën 18.12.2014 dhe në këtë mënyrë i ka mundësuar interes financiar vëllait të tij”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Pejë konstaton se me këto veprime Rugova ka kryer veprën penale konflikt interesi.


Të pandehurit Haki Rugova gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Po ashtu gjykata si DËNIM PLOTËSUES i ndalon Rugovës ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatjen prej një (1)viti, i cili dënim do të filloj të ekzekutohet pasi që i pandehuri të vuaj dënimin me burg.

I pandehuri po ashtu u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës të ia paguaj shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Haki Rugova në zgjedhjet e fundit komunale, ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Istogut si kandidat i LDK-së/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori