LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Në samitin e sivjetmë të G7-së që po mbahet në Britani të Madhe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhuruar kryeministrit britanik Boris Johnson një biçikletë me ngjyra dhe flamurin e Britanisë së Madhe.

Edhe pse për prodhimin e një biçiklete të tillë nevojiten afro 18 muaj, kompania e vogël Bilenky Cycle Works nga Philadelphia ka arritur ta bëjë për vetëm disa ditë, transmeton Telegrafi.


E kryeministri britanik përveç biçikletës fitoi edhe një helmetë, në të cilën janë vizatuar flamuri amerikan dhe ai britanik.

Arsyeja pse Biden vendosi për një dhuratë të tillë, është që e di që Johnson shumicën e punëve të tij në Londër i kryen duke vozitur biçikletën.

Në anën tjetër, Johnson i dhuroi Bidenit një fotografi të muralit të Frederic Douglas. /Telegrafi/