LAJMI I FUNDIT:

Petkovic me respekt maksimal për Uellsin

Petkovic me respekt maksimal për Uellsin
Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

Vladimir Petkovic ka thënë se ai ka respekt për Uellsin dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të vëmendshëm.

Helvetikët janë në Grupin A, së bashku me uellsianët, Italinë dhe Turqinë, derisa do të kërkojnë që të fillojnë me fitore Kampionatin Evropian.


Petkovic bëri të ditur se ata do të kenë kujdes nga Gareth Bale dhe bashkëlojtarëve të tij, gjersa do luajnë pa frikë.

Trajneri i Uellsit e di se çfarë e pret ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Trajneri i Uellsit e di se çfarë e pret ndaj Zvicrës

“Uellsi është një ekip që sigurisht meriton respekt. Ata janë një ekip që arriti në gjysmëfinale pesë vjet më parë”, ka thënë strategu i zviceranëve.

“Ne do të duhet të japim 120%, pa frikë. Çdo ndeshje duhet të jetë një trampolinë drejt sfidës tjetër, sepse ne duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”, ka sthuar më tej Petkovic.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, janë tre shqiptarët që përfaqësojnë Zvicrën. /Telegrafi/