LAJMI I FUNDIT:

Besimi – Koundouros: Ekziston potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Greqinë

Besimi – Koundouros: Ekziston potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Greqinë

Ekziston poncial i madh për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik me Greqinë, që do të shoqërohet me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo u diskutua edhe në takimin e sotëm protokollar midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Greqisë në vend, Roussos Kunduros.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë nuk kanë lidhur Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë. Gjatë këtij viti, të dyja vendet shkëmbyen modele të teksteve të marrëveshjes dhe në vijim është shqyrtimi i përmbajtjes së dispozitave të marrëveshjes greke.


Gjithashtu, të dyja vendet nuk kanë lidhur Marrëveshje për inkurajimin e mbrojtjes së ndërsjellë të investimeve. Nënshkrimi i këtij dokumenti, me interes nga ana jonë, mund të ofrojë përkrahje në drejtim të rritjes së investimeve ndërmjet të dyja vendeve.

Fluksi hyrës i investimeve të huaja direkte nga Greqia gjatë 10 viteve të fundit është 130.3 milionë euro (ose 4.4% nga IHD-të e përgjithshme në vend). Greqia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj dhe ka potencial për thellimin e bashkëpunimit. Që nga fillimi i vitit, përkatësisht për periudhën janar – prill, eksporti në Greqi është 55.2 milionë euro, që është rritje për 7.3% në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Importi shënon rritje prej 20.5% nga fillimi i vitit, përkatësisht nga muaji janar deri në muajin prill u importuan mallra në vlerë prej 188 milionë eurove.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori