LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Konventa e PDK duhet të mbahet këtë muaj, s’mund të vazhdojmë me “status quo”

Hoxhaj: Konventa e PDK duhet të mbahet këtë muaj, s’mund të vazhdojmë me “status quo”

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore të kësaj partitë gjatë qershorit.

“Kam vizituar këto ditë degët e PDK dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duhet profilizuar duke sjell njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht – me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ, që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si Ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej këtij muaji”, është shprehur Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Kjo konventë duhet të reflektojë për pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së. Nuk ka mospajtime. Sonte po konfirmoj që si Ushtrues detyre i kryetarit jam i gatshëm që ta nisë një proces të tillë meqë kjo do të krijonte momentum të ri për zgjedhjet lokale për PDK”.


Hoxhaj në Rubikon ka thënë se nga kjo konventë do të duhej të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së.

Ai nuk ka konfirmuar nëse do të jetë vet kandidat për kryetar.

“Nuk kam menduar deri tash. Është debat tjetër”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori