LAJMI I FUNDIT:

Mickoski i kundërpërgjigjet Ahmetit: Një mysafir i paftuar nuk është i mirëseardhur në shtëpi

Mickoski i kundërpërgjigjet Ahmetit: Një mysafir i paftuar nuk është i mirëseardhur në shtëpi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili dje deklaroi se Mickoski duhet të jetë më aktiv në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

“Interesante është të dëgjohet Ahmeti, kur në këtë moshë dhe me ato flokë të thinjura, zhgërryhet publikisht në televizion dhe flet të pavërteta. Si mund të kyçem unë në diçka ku nuk kam mundësi”, tha Mickoski.

Sipas tij, një mysafir i paftuar nuk është i mirëseardhur në shtëpi.


“Andaj as nuk më ka ftuar ndokush, as nuk më ka njoftuar e as nuk di nga ministri i tij, Bujar Osmani ose nga partneri i tij i koalicionit, Zoran Zaev, për çfarë bisedohet dhe çfarë ka në tryezë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se atë që ka mësuar nga burimet diplomatike nga Brukseli dhe Sofja e ka thënë në opinion dhe kjo është bullgarizimi dhe asimilimi o popullit maqedonas, përfshirja e kërkesave të Deklaratës bullgare që të jenë në procesin negociues, që sipas Mickoskit, është shkatërrim i popullit dhe shtetit maqedonas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Drejtësi
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

Drejtësi
Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Politikë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori