Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.
Pas këtij vendimi, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili përmes një postimi në Facebook.
Hoxhaj u shpreh se rikonfirmimi i dënimit për Mladiq tregon se kush në të vërtetë ka kryer krime në Ballkan.
“Ky rikonfirmim i dënimit për kriminelin Mladiq, tregon qartë edhe një herë se kush në të vërtetë ka kryer krime kundër njerëzimit në Ballkan. Shpërfaq më mirë se gjithçka tjetër se cili regjim ka qenë gjenocidal në Ballkan, kush janë kriminelët e vërtetë dhe ku duhet të kërkohet e vërteta për luftërat që Serbia ka nxitur në rajon nga viti 1990 deri më 1999”, shkruan ndër të tjera Hoxhaj.
Siç shprehet kryetari i PDK-së, “Janë kriminelët serbët që, në Kroaci, Bosnje e Kosovë, janë përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm, ekzekutimin e masakrave të padëgjuara më parë, deportimin e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhunimin e mijëra grave e shkaktim të gjenocidit”.
“Bashkësia ndërkombëtare, gjykatat ndërkombëtare, sadopak kanë rast edhe një herë të mësojnë diçka rreth të vërtetës së luftërave në Ballkan edhe nga ky rast gjyqësor – e çlirimtarët që kanë mbrojtur tokat e veta të lihen të kthehen të lirë në Atdheun e tyre, aty ku e kanë vendin e populli i pret krahëhapur”, shkroi Hoxhaj.
Hoxhaj tha po ashtu se “I akuzuar dhe dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, Ratko Mladiq është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve, përfshirë orkestrimin dhe ekzekutimin e Masakrës më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë botërore, atë të Srebrenicës”.
“Qëlloni vetëm në mish njeriu! Vetëm njerëzit duhet t’i qëlloni!” – nën këtë urdhër të kriminelit Mladiq, kriminelët tjerë serbë ekzekutuan rreth 8.000 boshnjakë, kryesisht djem, burra dhe pleq dhe i hodhën në varre masive”, shkruan Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin