LAJMI I FUNDIT:

Ramandani flet për variantin afrikan në Kosovë: Është më i rëndë por klinikisht trajtohet njëjtë si rastet e tjera me COVID-19

Ramandani flet për variantin afrikan në Kosovë: Është më i rëndë por klinikisht trajtohet njëjtë si rastet e tjera me COVID-19

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar një rast me coronavirus i variantit afrikan.

Siç njoftoi IKSHPK personi tashmë i prekur nga ky lloj i COVID-19 është hospitalizuar dhe është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Infektologu Hamdi Ramadani në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ky lloji afrikan i COVID-19 ka paraqitur situata të rënda shëndetësorë në shumë vende.


“Në Kosovë është konfirmuar varianti afrikan i COVID-19, është ky virus i cili në Afrikën Jugore është paraqitur tash e një kohë, dhe atje ka paraqitur probleme të mëdha shëndetësore, e të vdekur. Bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore qoftë në nivel vendi ku është shfaqur por edhe në vende tjera, lloji afrikan ka paraqitur situata shëndetësore të rënda, shpejtësia e përhapjes së këtyre infeksioneve ishte e madhe, dhe ndërlikimet ishin të mëdha e që janë shoqëruar edhe me vdekje”, tha ai.

Ramadani theksoi se është për tu çuditur se nga ku ka arritur ky variant i COVID-19 në Kosovë, pasi që Qeveria kishte marrë vendim për të ndaluar hyrjen e personave që vijnë nga Afrika e Jugut, Brazili dhe India.

“Bazuar në të dhënat të cilat janë bërë deri më sot nga autoritetet botërore, ju e dini që shumë vende në botë, pra edhe vendi ynë ka paraqitur tash e sa muaj atë masën e ndalimit, për të gjithë ata qytetarë të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë në këto vende, siç është vendi afrikan, i Indisë apo nga Brazili. Pikërisht për ta ndalur për ta parandaluar ardhjen e këtij virusi. Pasi që në ato vende, ky virus ka paraqitur mjaft problem shëndetësore”, u shpreh ai.

Konfirmohet prania e variantit afrikan COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohet prania e variantit afrikan COVID-19 në Kosovë

“Meqë ka qenë një vendim për ndaljen e personave që vijnë nga këto vende, mendoj se është habi se nga ka mundur ky virus i llojit afrikan të vijë në Kosovë”, potencoi Ramadani.

Gjatë bisedës, Ramdani tha se mbetet të shihet se si do të jetë situata në vend, pasi që virusi në vendin tonë mund të mos ketë të njëjtin efekt.

“Mbetet të shihet se si do të jetë situata, pasi që nuk mund të themi se si do të qaset ky variant në Kosovë, pasi mund të ndodhë që nuk do të jetë në formë të rëndë, shumë infektuese sikurse në vendet tjera. Pasi që virusi mund ta ndërrojë efektin”, potencoi ai.

Çfarë dihet deri më tani rreth variantit të COVID-19 të Afrikës së Jugut, Indisë, Brazilit dhe Mbretërisë së Bashkuar?
Lexo po ashtu Çfarë dihet deri më tani rreth variantit të COVID-19 të Afrikës së Jugut, Indisë, Brazilit dhe Mbretërisë së Bashkuar?

Kurse, sa i përket aspektit shëndetësor, Ramadani tha se edhe variant afrikan trajtohet më të njëjta metoda.

“Nga aspekti mjekësor, të dhënat e OBSH-së, japin të njëjtat metoda terapeutike sikurse të variant i parë, kurse mbesin masat shumë strikte, maskat, dorëzat dhe higjiena. Sepse në vend mund të futen njerëz që bartin lloje të ndryshme të COVID-19”, deklaroi tutje.

Infektologu pohoi tutje se “Shqetësim në popullatë nuk duhet të ketë, trajtimi është i njëjti sikurse të llojet tjera të coronavirusit”.

“Ky lloj paraqet ashpërsim më të madh të sëmundjes, është virus më i rëndë, më përhapës mirëpo nuk do të thotë se në këtë formë mund të paraqitet edhe në Kosovë për shkak se situata gjeografike është më ndryshe”, tha në fund ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,014 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 155 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori