Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Ky kallëzim penal është ngritur për shkak të një incidenti që kishte ndodhur më 9 shkurt 2021 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ku sipas disa videove të publikuara, Bulliqi shihet të jetë kacafytur me një qytetar të quajtur Ramadan Zymeri.
Për këtë incident, Policia thotë se ka kryer veprime hetimore në koordinimin me Prokurorin e Shtetit dhe më 24 shkurt 2021, ka përcjell rastin në prokurori me kallëzim penal ndaj Bulliqit.
“Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka iniciuar rastin, Lëndim i lehtë Trupor dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka kryer veprimet hetimore. Rasti është proceduar në Prokurori me datën 24.02.2021 me kallëzim penal, për çdo informatë shtese ju lusim t’i drejtoheni Prokurorisë Themelore në Prishtinë.” – thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës.
Ky rast tashmë është duke u trajtuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në një përgjigje që “Betimi për Drejtësi” ka marr nga kjo prokurori, thuhet se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprimet procedurale për këtë rast ndërsa hetimet nuk kanë marrë ende një epilog.“
Referuar kërkesës suaj, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprime procedurale në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Përgjithshëm.” – thuhet në përgjigjen e zyrtares për informim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndryshe, më 9 shkurt 2021, qytetari Ramadan Zymeri e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Shpejtim Bulliqin. Zymeri pretendonte se ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga Bulliqi në shtëpinë e shëndetit në Podujevë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje