LAJMI I FUNDIT:

Mercenarët rusë lanë pas objekte të minuara në Libi, vendosën bomba në lodrat e fëmijëve

Mercenarët rusë lanë pas objekte të minuara në Libi, vendosën bomba në lodrat e fëmijëve

Pasi u përfundua një armëpushim në Libi midis palëve kundërshtare, ushtarë të shumtë nga jashtë u larguan nga vendi. Ndër të tjera, kjo u bë nga mercenarë nga Rusia, të cilët lanë kaosin në Libi.

Sipas një raporti nga organizatat e çminimit libian, mercenarët rusë që luftuan në krah të Khalifa Haftar shpërthyen një numër ndërtesash publike dhe private gjatë largimit nga Libia, gjë që tani krijon probleme të mëdha për popullsinë lokale.


“Ata lidhën eksplozivë në vendet e tualetit, dyert dhe lodrat prej pelushi. Bombat u krijuan për t’u aktivizuar nga prekja”m thanë deminuesit, sipas britanikes theindependent.

Përveç kësaj, mercenarët lidhnin bomba dhe lëndë të tjera eksplozive në kanaçe boshe me pije freskuese që shpërthejnë nën presion.

“Ata na kanë studiuar, madje edhe sesi luajnë fëmijët tanë. Ata e dinë se si mendojmë”, thotë Rabie Aljawashi, kreu i Fondacionit “Fushat e Lira”, raporton dailysabah.

Aktualisht, ekipet e çminimit po kërkojnë pjesë të shumta të Libisë në mënyrë që të pastrojnë territoret e mjeteve të paplasura sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç thuhet, përfaqësuesit e kësaj organizate ishin ndër të parët që hynë në zonat që ishin nën kontrollin e formacionit ushtarak rus Wagner. Pasi hynë në zonë, deminatorët zbuluan 107 pajisje shpërthyese të improvizuara në një nga rrugët në jug të Tripolit.

Pas identifikimit të municioneve dhe pajisjeve të tjera shpërthyese, deminatorët u dërguan fotografitë e armëve këshilltarëve në SHBA dhe Evropë. Një anëtar ukrainas i organizatës tha se pajisjet shpërthyese në Libi ishin të ngjashme me ato të përdorura në konfliktin e Krimesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori