LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ermal Krasniqi rinovon kontratën me Ballkanin

Zyrtare: Ermal Krasniqi rinovon kontratën me Ballkanin

Ermal Krasniqi do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Ballkanit edhe për dy vitet e ardhshme.

Përkundër shumë ofertave të cilat kanë ardhur në drejtim të Krasniqi, ai vendosi t’i mbetet besnik klubit të Ballkanit, duke vazhduar kontratën deri në vitin 2023.


Lojtari ka thënë se nuk ka pasur dyshime, pasi në Kosovë do të luajë vetëm për Ballkanin.

“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjatë viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist për asnjë çast nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës”.

“Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë”, ka thënë Krasniqi për faqen e klubit.

Ermal Krasniqi sezonin e shkua shënoi tetë gola në Superligë. /Telegrafi/