LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeverisja e VV-së në Prizren dështoi përsëri të kualifikohet për grantin e performancës komunale

PDK: Qeverisja e VV-së në Prizren dështoi përsëri të kualifikohet për grantin e performancës komunale

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, e konsideron zhgënjyes dhe të papranueshëm mos kualifikimin e Prizrenit, për të qenë përfitues të grantit të performancës komunale.

Në raportin e rivlerësimit të performancës për grantin e performancës komunale për vitin fiskal 2021, të publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shkruan se “Komuna e Prizrenit nuk është kualifikuar për grantin e performancës komunale për vitin 2021”.

“Komuna e Prizrenit, në vazhdën e dështimeve, dështon përsëri. Dështon të përmbushë kriteret për të qenë në konkurrencë për të përfituar grantin e performancës komunale”, thuhet në reagimin e PDK-së.


Sipas kësaj partie, Komuna e Prizrenit ka dështuar të plotësoj kushtin minimal numër 2 (Komunat duhet të kenë respektuar obligimet ligjore për t’i rishikuar aktet komunale të vlerësuara si të kundërligjshme nga organet mbikqyrëse) dhe kushtin minimal numër 4 (Shkalla e shpenzimeve të buxhetit për investime kapitale për vitin 2019 duhet të ishte së paku 75%).

“Nga 29 indikatorët vlerësues, Komuna e Prizrenit ka arritur të ketë 40 pikë nga gjithsej 96 pikë të mundshme, as gjysmën e pikëve totale. Qeverisje e turpit në Prizren është vazhdimisht duke dëshmuar me autogola se ata nuk e kanë merituar fitoren para 4 viteve. Janë të paaftë, nuk janë kompetent për të shtyrë projektet para, nuk kanë kuadro dhe mbi të gjitha nuk kanë dëshirë, vullnet politik dhe as guxim të qeverisin me Prizrenin”, thotë dega e PDK-së në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori