LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk janë bërë veç UÇK-ja milionerë, janë shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave”

Haradinaj: Nuk janë bërë veç UÇK-ja milionerë, janë shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave”
Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk janë vetëm pjesëtarët e UÇK-së që janë bërë milionerë.

Sipas tij, ka edhe ndonjë të UÇK-së, kjo për shkak se askush s’e ka të ndaluar të merret me ekonomi.

Megjithatë, sipas tij, milionerë të UCK’së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve.


“Nuk janë bë veç UÇK-ja milionerë, ndonjë i UÇK-së edhe është bë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve”, është shprehur Haradinaj.

“Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, ka thënë Haradinaj në T7.

Tutje, për qeverinë e vendit, Haradinaj tha se nuk është anti-UÇK por po i dëmton themelet e shtetit.

“Anti-UÇK-së mundet me qenë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UÇK. Anti-themeleve të shtetit, po. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë”, shtoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori